Ageler: E shqetësuar dhe e zhgënjyer nga vendimet e Apelit!

Apeli në rigjykim kthen numër të madh të lëndëve

Ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler, përmes një letre drejtuar organeve të gjyqësorit dhe ekzekutivit ka shprehur shqetësime për shkak të numrit të madh të lëndëve që Apeli i kthen për rigjykim.

Sic njofton ALSAT-i, Ambasadorja amerikane, letrën ua ka dërguar Kryeministrit, ministrive kompetente dhe Gjykatave Supreme, të Apelit dhe Gjykatës Penale në Shkup, percjell KlanM.

“Çdo ditë e më shumë shqetësohem dhe zhgënjehem për numrin e madh të lëndëve (nga profilet e larta) që Gjykata e Apelit i ka kthyer në shkallën e parë për rigjykim. E kuptoj se mund të ketë disa arsye për përmbysjet (kthimin e lëndëve), por rritja e rasteve të rikthyera dhe drejtësia e vonuar në veprimet juridike duket se ka filluar të bëhet praktikë. Paaftësia e dukshme e gjykatave për t’i kaluar rastet në mënyrë të shpejtë përmes gjykimit, në Apel dhe kalimi i tyre para dhe mbrapa mes Apelit dhe Themelores po gërryen edhe më tej besimin edhe ashtu të ulët që opinioni ka tek gjykatat”, shkruan Angela Aggeler, Ambasadore e SHBA-së në Shkup.

Zyrtarisht kjo letër nuk është publikuar as nga Ambasada e SHBA-ve e as nga institucionet që e kanë pranuar. Zv/Kryeministrja Grkovska ishte e vetme që e komentoi këtë rast.

“Mesazhet e hapura nga ana e ambasadës amerikane dhe të partnerëve të BE-së përfundimisht do të ndikojnë tek organet gjyqësore se duhet që vendimet t`i sjellin në mënyrë profesionale, të paanshme, pa ndikime nga jashtë, konform ligjit për shkak se qytetarët meritojnë që drejtësia të jetë e njëjtë për të gjithë”, tha zëvendëskryeministrja Sllavica Gërkovska.

Reagimi i Ambasadores amerikane vjen pasi Apeli shfuquzoi aktgjykime ku ishte I akuzuar ish-Drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov si dhe ish-funksionarë të tjerë.

Ambasadorja amerikane, sic percjell KlanM, muajin e kaluar zbuloi se në periudhën e ardhshme një ose dy emra do të gjenden në “listën e zezë” të SHBA-ve. Ageler nuk dha shumë detaje duke potencuar se bëhet fjalë për procedurë komplekse për të cilën Uashingtoni bën analiza të detajuara dhe se në pyetje janë më shumë lista për korrupsion në nivele të ndryshme.

Në Maqedoninë e Veriut për vizitë ishte edhe ekipi për sanksione nga SHBA-të që u prezantua si një fushatë më agresive kundër aktorëve të tashëm dhe të dikurshëm të korruptuar. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share