Skuadra e Pep Guardiolas assesi të këndellet.
As pushimi si shkak i ndeshjeve të kombëtareve, nuk i ndihmoi Manchester Cityt, për t’u kthyer te rezultatet pozitive, njofton Klankosova.tv.
“Qytetarët” janë në disavantazh 0-2 në ballafaqim ndaj Tottenhamit, dhe nëse nuk bëjnë ndonjë mrekulli në pjesën e dytë, kjo do të jetë humbja e pestë radhazi për kampionët aktual të Anglisë.
Mesfushori James Maddison është realizatori i vetëm në përballjen e sotme, pasi realizoi të dy golat për londinezët.
Manchester City – Tottenham mund ta ndiqni drejtpërdrejt në platfromën ArtMotion, kanali SS1.