Kampioni aktual i Italisë, është duke e deklasuar Veronën, e cila para tifozëve të vetë po mposhtet me rezultat të thellë, 0-5, madje kur ka kaluar vetëm gjysma e ndeshjes.
“Pokerin” në këtë ballafaqim, Inter e arriti për vetëm 14 minuta, duke realizuar fillimisht me anë të argjentinasit Joaquin Correa, në minutën 1 7-të, para se francezi Marcus Thuram shënoi një dobjetë të shpejtë për tre minuta (22 dhe 25), raporton Klankosova.tv.
Të katërtin gol për “nerazzurët” e konkretizoi qendërmbrojtësi holandez, Stefan De Vrij, pasi mori një asist të bukur nga shqiptari, Kristjan Asllani.
Por 20 herë kampionët e Italisë nuk shkuan në pushim pa e kompletuar “manitan”. Për të u kujdes një tjetër mbrojtës, anësori Yann Bisseck.
Me këtë triumf, zi-kaltërtit e rimarrin pozitën e parë në tabelë, por të cilën mund ta mbajnë vetëm nëse Napoli i Amir Rrahmanit, nuk merr pikët e plota në përballje me Romën, njofton Klankosova.tv
Kampionati italian i futbollit Serie A, transmetohet ekskluzivisht në platformën kryesore shqiptare, Art Motion!
Dueli Verona – Inter po shfaqet drejtpërdrejt në kanalin Sport 3, me komentim të Arlind Sadikut.