VLEN pretendon se BDI-ja, sic thonë, ka punuar në heshtje për rikthimin e Gruevskit në Maqedoni. Në këtë plan të dështuar, sic thonë nga VLEN, kanë qenë të implikuar Ali Ahmeti, Artan Grubi dhe Bujar Osmani.
VLEN pretendon se për këtë operacion ka patur edhe një takim, sic thonë, me qëllim që kthimi I Gruevskit të shkaktojë përçarje në VMRO-DPMNE.
“Për kthimin e Gruevskit ka patur një takim në Vodno. Në këtë takim që është mbajtur në muajin mars, kanë marrë pjesë Stevo Pendarovski, Dimitar Kovaçevski, Ali Ahmeti, Bojan Mariçiq, Artan Grubi, Bujar Osmani”. Aliu i cili ka aq shumë nostalgji për Nikolla Gruevskin që iu ka bërë aq shumë dëm shqiptarëve, ka theksuar se ky i fundit mund të kthehet në dy mënyra, nëpërmjet faljes nga presidenti dhe nëpërmjet “njerëzve tanë” në gjykata” – tha Driton Sulejmani, VLEN.
VLEN gjithashtu pretendon se derisa ka zgjatë takimi, nga kabina e përkthyesit ka arritur ta incizojë bisedën me telefon dhe në fund incizimin e njëjte t’ia dorëzoj Blerim Bexhetit.
“VLEN pyet publikisht BDI-në dhe Ali Gruevskin: Pse gjithë kjo nostalgji për Nikollën? Çfarë ju bashkon? A keni qenë të shantazhuar nga Blerim Qoseto Bexheti që ka patur incizimin e takimit sekret në Vila Vodno, që t’i riktheni në skenë bashkë me Musa Xhaferin duke vendosur si bartës liste për deputetë?” – tha Sulejmani.
BDI këto pohime I quan zhvendosje të fokusit të opinionit nga dështimet që dita-ditës bëhen në qeveri. Sipas integristëve, qëndrimet e VLEN-it ndryshojnë disa herë brenda ditës.
“Ju e keni parë se të gjithë përfaqësuesit e VLEN-it konkretisht liderët e tyre çfarë thonë në mëngjes nuk thonë mbas dite të gjitha këto janë le të themi qëndrime për të zhvendosur vëmendjen nga paaftësia për të qeverisur dhe mendoj se nuk qëndrojnë aspak” – tha Arbana Pasholli, BDI.
Ndryshe, press-konferenca e sotme e VLEN ëshë kryekëput në një vijë me shkrimin e javores “Fokus” ku në faqen e parë në një shkrim ekskluziv pretendon se ka zbuluar detajet, sic thuhet, nga dështimi I operacionit për kthimin e Gruevskit dhe kush e ka zbuluar takimin sekret në vilën presidenciale.
Por, gjatë press-konferencës së sotme të VLEN-it në asnjë moment nuk u përmend Ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler, e cila vërehet në faqen e parë të javores “Fokus”. /tvklan.mk/