Tragjedia në Bullgari/ Tri vite nga aksidenti tragjik me 45 viktima!

Sot bëhen tri vite nga aksidenti tragjik në Bullgari kur 45 persona humbën jetën dhe 7 ishin lënduar, gjatë djegies së autobusit të “Besa Trans”.

Dënim me burg prej 1 viti dhe 8 muaj iu shqiptua pronarit të “Besa Trans”, Bekim Haxhiu, për shkak të falsifikimit të dokumenteve që më pas ishin shfrytëzuar nga vozitësit gjatë largimit nga vendi. Ishte dënuar edhe kompania “Besa Trans” si person juridik me 800.000 denarë dhe ndalesë për marrje të licensës për transport të udhëtarëve në afat prej 4 viteve.

Në Bullgari u zhvillua procesi gjyqësor për fatkeqësinë, kurse faji ishte lokalizuar tek vozitësi, I cili gjithashtu humbi jetën në këtë aksident.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share