LSDM-ja në mungesë të ideve ka gjetur partnerin tek “Levica” dhe Apasievi. Reagimi vjen nga VMRO-DPMNE-ja pasi u evitua një përplasje fizike në Kuvend, ku ishin implikuar kreu I “Levicës”, Dimitar Apasiev dhe deputetë të VMRO-DPMNE-së.
Derisa gjatë së premtes kërkuan falje nga “Levica” pasi sipas VMRO-DPMNE-së, ofendimet ishin drejtuar ndaj të gjithë grave, sot partia në pushtet implikon edhe LSDM-në në këtë ngjarje.
“Filipçe dhe LSDM këto ditë në Kuvend manifestuan dramë, sharrje dhe sjellje të pahijshme në vend të debatit me argumente. Kjo sjellje e pahijshme që Filipçe e manifeston përmes Apasievit është pasqyra e opozitës përplot me ofendime ndaj familjarëve të disa individëve” – thonë nga VMRO.
Por, Deputeti i “Levicës”, Sashko Jançev, duke komentuar incidentin në Kuvend, ka sqaruar se i njëjti ka nis pas provokimit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Zoranço Jovançev, i cili duke ofenduar liderin e “Levicës”, Dimitar Apasiev, ka përmendur edhe motrën e tij.
“Në momentin kur ndodhi ngjarja, deputeti nga Kavadari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Zoranço Jovançev, ofendoi duke përmendur motrën e Apasievit. Natyra jonë majtiste është e tillë – dhunë nuk durojmë. Më vjen keq për incidentin, por u përmend motra, kurse për motrën vdiset” – tha Sashko Jançev, Levica.
Ndërkohë, organet e Kuvendit duhet të konstatojnë nëse ky incident është në suaza të shkeljes së kodit etik dhe për këtë vendos Komisioni për çështje të rregullores mandatit dhe imunitetit, pas kallëzimit eventual të deputetit. /tvklan.mk/