Kryeministri Hristijan Mickoski nuk ka kursyer lëvdatat për “Ballkanin e Hapur” dhe qëllimin e kësaj nisme për të lidhur njerëzit dhe ekonomitë e rajonit.
Në hapje të Panairit Ndërkombëtar për verëra, ushqim dhe turizëm “Vizioni I verës së Ballkanit të Hapur” në Beograd, Mickoski theksoi se ngjarja dëshmon për fuqinë e bashkëpunimit rajonal.
“Nisma rajonale krijon mundësi që lidh rajonin me botën dhe pikërisht kjo platformë paraqet shembull se si tradita dhe inovacionet mund të shkojnë së bashku. Vera si trashëgimi kulturore në këtë pjesë të Evropës, është shumë më tepër se një prodhim – është simbol I historisë sonë por edhe urë midis njerëzve, duke ndërtuar mirëbesim dhe miqësi” – deklaroi Mickoski.
Ishtje kjo pjesëmarrja e parë e Mickoskit në një ngjarje të “Ballkanit të Hapur”. Por, ai në Beograd shoqërohej vetëm nga politikanët serbë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ishte I pranishëm. Ngjarjes iu drejtua përmes një video-lidhjeje.
Në këtë manifestim ishin të pranishëm Presidenti dhe Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq dhe Milosh Vuçeviq, por edhe Presidenti I Republikës Sërpska, Milorad Dodik si dhe anëtarja e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq.
Në panairin e tretë ndërkombëtar “Vizioni I verës së Ballkanit të Hapur” që mbahet në Beograd nga 22 deri më 24 nëntor, prezantohen 650 ekspozues nga 37 vende. /tvklan.mk/