Drenusha Latifi dhe Eduart Kuqi kanë diskutuar me njëri-tjetrin për eliminimin e Xhenetës pas spektaklit të së hënës.
Xheneta ka qenë banorja që u eliminua në këtë format, derisa po garonte me banoren e lartpërmendur.
E për këtë, konkurrenti i ri hodhi dyshime se e gjithë kjo situatë ka qenë e manipuluar.
“Kjo bileta e kthimit”, tha në fillim Latifi.
Edi më pas ia ktheu: “Unë jam i bindur 100 për qind se ka qenë e manipuluar”.
Drenusha më pas e pengoi të fliste, gjersa shtoi: “Shhhh, u kalle bre Edi për me fol”.
Ky ishte një avantazh i Gresë Gashit për të çuar në nominim dy banorë, pas sfidës që e fitoi për t’u shpallur kapitene e javës.