Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi, ka prezantuar këngën e saj për spektaklin e muzikës “Kënga Magjike”.
“Asnjë tjetër” mban titullin ky projekt, gjersa ka bërë dhe një interpretim të mahnitshëm.
Tekstin e ka shkruar Jeris Kaso dhe për producimin u kujdes Darko Dimitrov.
Fansat kanë shprehur mendimet e tyre në lidhje me këtë dhe shumë prej tyre ishin pozitive.
Përveç performancës së mrekullueshme, artistja u komentua edhe për pamjen e jashtme.
Ajo duket të ketë bërë një ndryshim të madh në dukje, ku shumë aludojnë se ‘çfarë ka ndodhur me fytyrën e saj?’.
Sidoqoftë, Maliqi ka një vokal unik dhe shquhet për projektet që ka realizuar ndër vite.