Hidhen bomba ndaj shtëpisë së Netanjahut

Rezidenca private e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në qytetin Cezare është bërë sërish shënjestër e një sulmi.

Dy bomba janë hedhur njëra pas tjetrës drejt kopshtit të shtëpisë së tij të cilat mësohet se fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme materiale.

Mediat e huaja sqarojnë se në momentin kur është hedhur lënda plasëse Netanjahu dhe familja e tij nuk ka qenë e pranishme.

Për sulmin reagoi ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili u shpreh se incidenti kapërceu të gjitha vijat e kuqe. Ai u bëri thirrje gjithashtu agjencive të sigurisë dhe gjyqësorit të ndërmarrin hapat e nevojshëm.

Edhe Presidenti i Izraelit Isaac Herzog dënoi incidentin në një postim në rrjetet sociale dhe tha se është ngritur një hetim.

Në muajin Tetor shtëpia e kryeministrit izraelit u sulmua me dron fatmirësisht edhe në atë rast Netanjahu dhe familja e tij nuk ishin të pranishme por inicidenti ngriti pikëpyetje mbi sigurinë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share