“Të nderuar banorë të Komunës së Gostivarit, të dashur shqiptarë, e dashur mërgatë – gjaku ynë
Ju informojmë që në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Gostivarit për së dyti herë, si në seancën paraprake të muajit tetor, dështoi iniciativa jonë për të futur në Rend të Ditës pikën e propozuar nga grupi i këshilltarëve të Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI: _𝐌𝐢𝐫𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐃𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐚𝐭𝐞̈𝐬, 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐞̈𝐫𝐜𝐚𝐤𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐧𝐮𝐦𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐞̈𝐧 𝐞 𝐆𝐨𝐬𝐭𝐢𝐯𝐚𝐫𝐢𝐭 _
Edhe përkrah të drejtës së çdo këshilltari të propozojë pika shtesë në rendin e ditës, kryesuesi i Këshillit, Namik Durmishi, nuk pranon ta fusë në votim për pikë shtesë të rendit të ditës. Për këtë arsye ne vendosëm ta bojkotojmë seancën e sotme të Këshillit. Ne gjithsesi që do ta ndjekim procedurën e kalimit të kësaj pike edhe nëpër filtrat e komisioneve të Këshillit, por nuk heqim dorë që kjo pikë të futet në rend të ditës” – thonë nga BDI Gostivar.