Shkarkohen 15 zyrtarë të lartë të policisë/ Toshkovski: Në mënyrë të paligjshme kanë dhënë lejeve për armë

Rreth 15 zyrtarë të lartë të policisë u larguan nga puna pasi në vitet e fundit u kishin dhënë leje për armëmbajtje në mënyrë selektive dhe të paligjshme personave që nuk i plotësonin kushtet, për të njejtin paralajmëroi se do të ketë kallëzime penale. Toshkovski ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve që duan të pajsien me leje për armëmbajtje conform ligjit të aplikojnë sërish.

Si rrjedhoj e parregullsive dhe keqpërdorimeve që hetoi Komisioni për revizionin e procedurave për dhënien e lejeve për posedim të armëve janë shkarkuar rreth 15-të persona të cilët ishin në pozita udhëheqëse në polici nga pushteti I kaluar. Komisioni kishte konstatuar se mbi 5000 lëndë nuk ishin përpunuar, dhe një numër i madh i lëndëve janë përpunuar në kundërshtim me dispozitat ligjore. Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski gjatë paraqitjes së sotme për media njoftoi se personat në fjalë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin ku gjatë viteve të fundit u kanë dhënë armë personave të cilët ligjërisht nuk kanë pasur rë drejtë të posedojnë armë.

“Pas një hetimi të detajuar nga Komisioni për revizionin e procedurave për dhënien e lejeve për posedim të armëve ka konstatuar se një numër I madh I lëndëve konkretisht mbi 5000 lëndë nuk janë përpunuar në të kaluarën , ndërsa gjithashtu edhe një numër i madh i lëndëve ku aplikuesit nuk I kanë plotësuar kushtet u është dhënë leje që të njejtit të përdorin armë. E para është se në mënyrë selective në të kaluarën janë bërë lëndë vetëm për rastet për të cilat një zyrtar i caktuar policor ka qenë i interesuar të japë urdhër dhe kjo nuk është bërë në mënyrë kronologjike. Shkelja e dytë, ,ka të bëjë me persona të caktuar të cilët nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore por u janë dhënë lejet” – tha Toshkovski.

Toshkovski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme sipas udhëzimit të prokurorit publik do të ketë kallëzime penale për personat për të cilët ka dëshmi se kanë kryer vepër penale.

Për të parandaluar të njejtën dhe për të zgjidhur pjesën tjetër Toshkovski Toshkovski paralajmëroi digjitalizimin e procesit të dhënies së lejeve për armëmbajtje, me çka siç tha, komisioneve dhe zyrtarëve të MPB-së do t’u mohohet e drejta diskrecionale për të vendosur se kush do të marrë e kush jo leje për armë.

“Për të pasur një zgjidhje sistematike në bashkëpunim me Ministrinë e sistemit digjital dhe UNDP është krijuar një mjet digjital që së pari do të mundësojë qasje jo selektive dhe sistematike për këto tpë drejta të qytetarëve. E dyta ky system do ti plotësoj bazat e të dhënave drejtëprsëdrejti vet, pa qytetarët nuk do të kenë nevojë që vet personalisht të jenë present në insitucione siç është ja psh gjykata themelore në SHkup për të marr vertetim se nuk është I gjykuar,dhe e treta do të ulen shpenzimet” – tha Toshkovski.

Toshkovski ju bëri thirrje të gjithë atyre që duan të pajsien me leje për armëmbajtje conform ligjit të aplikojnë sërish.

“Me fillimin e këtij sistemi I ftoj të gjithë qytetarët të cilët duan që të pajisen me leje për mbajtjen e armëve, të ampijkojnë në kuadër të këtij sistemi elektronik, me të vetmin qëllim që ata të cilët I plotësojnë kushtet ligjore të shfrytëzojnë këtë të drejtë e cila është në përputhje me ligjin” – tha Toshkovski.

Patjetër ta zgjidhim këtë haus nga paraardhësit tone në këtë formë, po e di që mund të jetë e padrejt ndaj të njejtëve që sërish të dorëzojnë kërkesa por I siguroj se tani më askush nuk mund ti reketoj dhe askush nuk mund ti shyj në xhep, ju siguroj se askush nuk mund në mënyrë ta padrejtë të sillet me ta dhe nëse I kujtohet dikujt që sërish të bëj një gjë të tillë me besoni se do të mbarojnë atje ku mbaruan të tjerët.

Toshkovski gjithashtu njoftoi se është duke u shqyrtuar një ligj i ri që duhet të rregullojë të gjitha të drejtat për armëmbajtje, i cili do të harmonizohet me të drejtat e qytetarëve të BE-së. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share