Për lideren e ekstremit të djathtë Marine Le Pen Prokuroria e Parisit ka kërkuar dënim me pesë vjet burg dhe te mos ushtroje funksione publike . Akuza për përvetësimin e fondeve të Bashkimit Europian rrezikon ta perjashtpje Le Pen edhe nga kandidimi në zgjedhjet presidenciale të Francës në vitin 2027.
Organi i akuzes ne Paris ka kerkuar denim me pese vite burg dhe te mos drejtoje asnje post public per lideren e ekstremit te djathte Marine Le Pen.
Ndaj politikanes se ekstremit të djathtë është kërkuar gjithashtu TE vendoset edhe një gjobë prej 300,000 €. Nëse denohet per kete ceshtje Le Pen penalizohet per kandidimin në zgjedhjet presidenciale të Francës në vitin 2027 edhe nëse ajo apelon kundër vendimit.
Ajo u gazetarëve ndërsa largohej nga gjykata se kerkesa e prokurorise eshte jashtezakonisht te ashper.
Partia e Tubimi Kombëtar, 24 zyrtarë të tjerë, ish-deputetë dhe asistentë parlamentar akuzohen për përdorimin e fondeve të Parlamentit Evropian për të paguar stafin në Francë që punonte për partinë e tyre. Ata kanë mohuar akuzat, duke thënë se paratë janë përdorur në mënyrë legjitime. Parlamenti Evropian e ka vlerësuar dëmin deri në 3.5 milionë euro . Gjyqi do të zgjasë deri më 27 nëntor.