Lodhja e trurit shton agresivitetin

Lodhja sjell agresivitet, sepse përgjum trurin. Kjo ndodh sepse disa zona të trurit përgjegjëse për vetëkontrollin, sjellin një rritje të valëve cerebrale tipike të gjumit, dhe duke mos përballuar më mbilodhjen, shkaktojnë hiper reagim dhe humbje të kontrollit.

Puna kërkimore është publikuar në revistën e Akademisë amarikane të Shkencave, dhe sjell një bazë shkencore mbi urtësinë popullore, që thotë hidh një sy gjumë para se të marrësh një vendim. Kjo tregon se ezaurimenti metabolik në zona të trurit, ndikon mbi proceset vendimarrëse, duke sjellë shpesh vendime të vogla apo të mëdha, të jenë të gabuara dhe kundër interesave tona.

Deri më sot mendohej se sfilitja sillte mbilodhje të egos, por tashmë autoret e studimit thonë se edhe pas analizimeve me ndihmën e teknologjisë, janë pikërisht zonat e trurit përgjegjëse për gjumin, që sjellin reagime agresive, të dhunshme, të gabuara dhe jo produktive.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share