BE-ja rikonfirmon zgjerimin si prioritet – Borrell takim me liderët e rajonit

Shefi i diplomacise evropiane Josep Borrell ka garantuar vijimin e mbeshtetjes per zgjerimin e BE-se ne takimin me kryeministrin Rama dhe lideret e tjere te rajonit tone.

Takimi ka perkuar me vendimarrjen e ambasadoreve te BE-se qe i mundeson Shqiperise mbajtjen e konferences se dyte nderqeveritare me 15 Tetor. 

Kryeministri Rama dhe liderë të tjerë nga rajoni ynë përfshirë presidenten kosovare VJOSA OSMANI atë serb, Aleksandar Vuçiç, presidenten maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova, kryetarin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës Denis Beqiroviç si dhe zv kryeministrin Filip Ivanoviq zhvilluan nje takim ne kombet e bashkuara me kryediplomatin e BE-se Josep Borrell. Takimi ka perkuar me vendimarrjen e ambasadoreve te BE-se qe i mundeson Shqiperise mbajtjen e konferences se dyte nderqeveritare me 15 Tetor.

Borell theksoi se zgjerimi i BE-së mbetet një prioritet kryesor.

“Konfirmoj angazhimin e BE-së për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në rrugën evropiane. Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Evropës së bashkuar. Anëtarësimi në BE është i arritshëm, me kusht që të zbatohen reformat kyçe dhe të zgjidhen mosmarrëveshjet ekzistuese dypalëshe. Udhëheqësit e rajonit duhet të marrin vendime të guximshme strategjike për të çuar përpara aspiratat e tyre evropiane”, deklaroi Borrell.

Diskutimi mes lidereve u përqendrua në sfidat urgjente gjeopolitike në veçanti kunder ndikimit te Rusise dhe Kinës ne Ballkanin Perendimor.

Rritja e ndikimit keqdashës që minon përpjekjet për reforma në rajon sipas Borrell tregon se ne duhet të bashkëpunojmë edhe më ngushtë së bashku, dhe të krijojmë një BE më të sigurt dhe më të begatë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share