Sipas raportimeve, një sulm me dron ukrainas ka shkaktuar një zjarr në një rezervuar nafte rus.
Më shumë se 70 zjarrfikës nxituan për të shuar zjarrin që përfshiu 5,000 metra katrorë në lagjen Azov të rajonit Rostov-on-Don, sipas Ministrisë ruse të Emergjencave.
Pamjet e publikuara në Telegram tregojnë depon e naftës të dëmtuar në Rostov dhe tym të errët që ngrihej nga vendi i ngjarjes.
Bëhet e ditur se Ukraina gjatë natës ka lëshuar dronë drejt Rusisë duke synuar rajonet Kursk, Belgorod dhe Rostov.
Më shumë se 3,000 njerëz janë evakuuar gjatë 24 orëve të fundit nga zonat në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë, të prekura nga inkursioni i vazhdueshëm i ushtrisë ukrainase.
Inkursioni, për të cilin autoritetet ruse thonë se ka çuar në evakuimin e më shumë se 120,000 civilëve, erdhi si një tronditje për shumë njerëz që jetojnë në rajonin e Kurskut që kufizohet me Ukrainën. /Telegrafi/