Ja çka thonë nga Prokuroria dhe MPB për incidentin e mbrëmshëm me armë në Shkup, ku mbeti i vrarë një person!

Një incident i armatosur ka ndodhur mbrëmë në Shkup, gjegjësisht në rrugën e njohur si Rruga e Plastikave.

Sipas informacioneve në këtë përleshje me armë ka vdekur blogeri i njohur, Amar Ismani. Aty janë përfshirë disa persona ndërsa janë plagosur edhe 2 persona tjerë.

Në raportin e MPB-së thuhet:

“Një person ka vdekur dhe dy janë plagosur pas të shtënave të mbrëmshme në e njohur si “Rruga e Plastikave.

Sipas informacioneve, të shtënat në Blv. “Nikola Karev” në Shkup janë raportuar mbrëmë rreth orës 23:40.

“Në ora 23:45 nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naum Ohri” është njoftuar se me plagë nga arma e zjarrit është sjellë T.A.(24) nga Shkupi. Në orën 23:51, nga Kompleksi i Klinikës “Nënë Tereza” është raportuar se me plagë me armë zjarri i janë sjellë O.B (19) dhe A.I (29), ku pas ndihmës së dhënë, në orën 00:45. më 27/05/2024, A.I. ka vdekur”, thonë nga MPB.

Nga Prokuroria thonë se po punohet për zbulimin e autorëve.

“Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me ekipet hetuese të MPB-së, gjatë natës kanë kryer kontroll në bulevardin “Nikolla Karev”, ku nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për ekspertizë të gjurmëve të marra nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë duke u ndërmarrë veprime të tjera. Ministria e Punëve të Brendshme po punon për zbulimin e autorëve”, thonë nga Prokuroria. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share