Përfaqësuesi i Kroacisë në Eurovizion dhuron para për bamirësi

Përfaqësuesi i Kroacisë në Eurovizion u komentua për perfomancën dinjitoze në festivalin e njohur të këngës. Madje, vetë qeveria ka vendosur t’i dhurojë artistit Baby Lasagna, emri i vërtetë është Marko Purišić, 50,000 euro, për promovimin e mirë të Kroacisë dhe fakti që vendi i tij doli në vendin e dytë.

Kryeministri Andrej Plenkoviç e uroi atë duke thënë: “Ky është suksesi më i mirë i çdo përfaqësuesi kroat në Eurovizion që kur Kroacia u bë e pavarur, pra që nga suksesi i grupit Riva në vitin 1989… Ky është një sukses dhe rezultat magjepsës”.

Megjithatë ajo që ka marrë vëmendjen e fansave është fakti që ai ka refuzuar të pranojë paratë për veten. Në vend që të pasurohet, ai dëshiron të ndihmojë në përmirësimin e jetës së atyre në nevojë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka sqaruar se ka vendosur që shumën ta japë për dy spitale kroate.

Drejtorët e të dy spitaleve kanë falenderuar publikisht këngëtarin për donacionin, i cili do t’i mundësojë secilit institucion të investojë në pajisje.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share