Fronti n’shesh të Tetovës, Xhaferi: Pa Frontin Europian nuk ka qeveri! Ne kemi besimin dhe bekimin e këtij populli…

Kryeministri i vendit, Talat Xhaferi në Tubimin e Frontit Europian në Tetovë tha se pa Frontin Europian nuk ka qeveri, pasi ky front ka besimin e popullit.

“Jo 61 po edhe 81 mandate lë ti kenë, pa Frontin Europian nuk ju bën punë. Nuk bëhen përfaqësues ata që dëshirojnë ata, po ata që i zgjedh populli. Ndaj më 8 maj në mënyrë festive ti tregojmë botës se nuk jemi ne ata që bëjmë probleme, por janë ata që planifikojnë prej tash probleme. Në nuk bëjëm probleme, ne jemi europian dhe nuk lejojmë inskenime. Ashtu siç votuam më 24 prill në mënyrë europiane, do të votojmë dhe më 8 maj”, tha Xhaferi, /TvKlan.mk 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share