ZGJEDHJET 2024
Partitë politike dhe kandidatët presidencial kanë edhe 5 ditë kohë për t`i prezantuar programet dhe ofertat e tyre para qytetarëve dhe për t`i dhënë mesazhet e fundit para zgjedhjeve të dyfishta të 8 majit.
Pas dy debateve televizive, dy kandidatët presidencial, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova, vazhdojnë me aktivitetet parazgjedhore me tubime dhe takime me qytetarët.
Gjatë takimeve me qytetarët, Pendarovski, pret, sic thotë, mbështetje të madhe më 8 Maj që vendi të ecë përpara si shtet demokratik, multietnik, progresiv me qytetarë të barabartë.
Pendarovski, pavarësisht epërsisë prej 180.000 votave të kundërkandidates, vlerëson se gara zgjedhore ka nis nga zeroja duke potencuar se janë mbi 300.000 vota që në rrethin e parë shkuan në konton e kandidatëve tjerë presidecial.
Kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, në paraqitjet e saja publike premton se do t`i përkushtohet shtetit juridik dhe sundimit të së drejtës, kurse kabineti I saj do të jetë “Maqedonia në miniaturë” por vetëm në bazë të profesionalizmit.
Partitë politike, për shkak të festës së 1 majit kanë zbehur aktivitetet në terren, por kjo nuk do të thotë se pushimi do të zgjasë shumë. Paralajëmrohen tubime dhe takime intensive me qytetarë për të dhënë mesazhet e fundit parazgjedhore.
Më 7 maj nis heshtja parazgjedhore, kurse më 8 maj qytetarët do të votojnë në zgjedhjet e dyfishta – presidenciale dhe parlamentare. /tvklan.mk/