Blinken në Tel Aviv, shpreh përcaktimin amerikan për armëpushim

Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken, do të qëndrojë më 1 maj në Tel Aviv të izraelit.

Tashmë ai ka takuar presidentin izraelit, Isaac Herzog, derisa ka folur edhe për synimin që të arrihet armëpushimi në konfliktin në Gaza, raporton The Guardian, transmeton KlanKosova.tv.

“Edhe në këto kohë të rënda ne jemi të përcaktuar për ta arritur armëpushimin që sjell pengjet në shtëpi – dhe kjo të arrihet që tani. E vetmja arsye që mund të mos arrihet është Hamasi”, ka thënë Blinken para mediave.

“Ne duhet të jemi të fokusuar tek njerëzit që janë duke vuajtur nga kjo luftë”.

Blinken ka shtuar se janë të fokusuar edhe për të dhënë asistencë me ushqim, barna, ujë dhe strehim.

Gjatë së mërkurës Blinken do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share