Me shumë projekte të reja këtë verë, Bianca Junzell vjen me pamje të re

Ajo është zonjë në skenë e në jetë, një këngëtare ndryshe, me paraqitje unike e mbresëlënëse, që nuk mund të kaloj pa u vënë re.

Është ekzemplar i veçantë i muzikës në vend dhe asaj internacionale, pasi nuk i përket vetëm diskografisë muzikore shqiptare, por më gjërë. Me një krijimtari mjaftë të bujshme prej vitesh, Bianca Junzell mund të mburret me prouktivitetin e saj në botën e artit, ku po sjell edhe projektet e reja.

Bëhet fjalë për bashkëpunimet e reja me labelin Rexiusrecordin në Seudi dhe këngët që do të vijnë në gjuhën angeleze e që janë shumë të bukura. Publiku e njeh si bjonde klasike, ama në setin e fundit fotografik, Bianca shfaqet si zeshkane me me një stil më ndryshe. Deklaron se nuk u druhet ndryshimeve dhe se ndihet vetvetja dhe kështu.

Këngëtarja ka treguar se i pëlqejnë shumë udhëtimet dhe se deri më tani e ka shëtitur pjesën më të madhe të botës, e në të ardhmen do ta vizitoj edhe Indinë dhe Vietnamin. Ndërkohë, ajo është tejet familjare, andaj vikendet ideale të saj janë pranë familjes dhe personave më të dashur.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share