Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka takuar sot shefin e Hamasit, Ismail Haniyeh për bisedime në Stamboll.
Gjatë takimit, dyshja diskutuan përpjekjet për të arritur një armëpushim dhe për të ofruar ndihma humanitare në Gaza, thotë transmetuesi shtetëror TRT, transmeton Klankosova.tv.
Takimi u zhvillua në Pallatin Dolmabahçe.