Federatat norvegjeze e Futbollit, Atletikës dhe ajo e Hendbollit në bashkëpunim me bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë Norvegji dhe me partneritetin që kanë me drejtuesit e klubit të futbollit “ES” nga Kamjani, vëllezërit Burim dhe Elmaz Sinani dhe trajneri i njohur i hendbollit me famë ndërkombëtare Almir Lajiç, kanë sjell një donacion me veshje sportive dhe rekuizite sportive, në veçanti për atletik.
Ky donacion i është dedikuar klubit të Atletikës “Kamjani” që drejtohet nga Ibraim Xhemaili. Këto pajisje sportive në mënyrë solemne drejtuesit e KF ES ia dorëzuan trajnerit Ibraim Xhemailit në praninë e disa anëtarëve të këtij klubi. “Ky donacion që erdhi nga Norvegjia edhe më tepër na obligon dhe na motivon që të vazhdojmë punën tonë me klubin e atletikës “Kamjani”për të arritur rezultatet të larta. Posaçërisht falënderoj vëllezërit Burim dhe Elmaz Sinani që kanë vendos që donacioni i parë me pajisje sportive ti dedikohet pikërisht klubit tonë” deklaroi trajneri Ibraim Xhemaili
Vëllezërit Burim dhe Elmaz Sinani të cilët janë në bashkëpunim të ngushtë me mërgatën shqiptare në Norvegji dhe federatat përkatëse u zotuan se donacione me pajisje dhe rekuizite sportive do të ketë edhe në të ardhmen “Po, është e saktë se donacione do të ketë edhe në të ardhmen dhe ato do tu dedikohen klubeve sportive të Komunës së Bogovinës, por edhe klubeve ta rajonit të Pollogut. Bashkëpunimi jonë i sinqertë do të vazhdon krejt në të mirë të sportit dhe sportistëve tanë. Faleminderit Norvegji”, thanë vëllezërit Burim dhe Elmaz Sinani.
Për në fund duhet theksuar se këto donacione me pajisje dhe rekuizite sportive do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve për punë të sportistëve dhe klubeve sportive në rajonin e Pollogut.