Pas krijimit të kushteve të domosdoshme, ekipet e ekspertizës bashkë me Prokurorin Publik nga PTHP-Shkup kanë nisur ekspertizën e objektit të Sallës Univerzale në Shkup, I cili gjatë së martës u kaplua nga zjarri.
Nga Prokuroria thonë se për shkak se vazhdon faza e grumbullimit të dëshmive, dje në stacionin policor janë marrë deklarata nga tre persona të ndaluar, pas cka, sic thuhet, ata janë lëshuar duke marrë parasysh se në këtë fazë nuk ka bazë për ndalimin e tyre.
“Lokacioni do të kontrollohet detajisht për të siguruar të gjitha provat e domosdoshme për konstatimin e shkaqeve të zjarrit. Ekspertët do të prononcohen nëse zjarri eventualisht është shkaktuar nga faktori njeri ose bëhet fjalë për aksident. Gjatë ditës së djeshme, Inspektorati Shtetëror i punës ka kryer kontrollin e punëve të firmave të angazhuara për rikonstruimin e objektit dhe ka përgatitur procesverbalin” – thonë nga PTHP.
Zjarri që dogji Sallën Univerzale, e cila nuk funksiononte për 9 vite, u shfrytëzua për përplasje partiake.
LSDM-ja thotë se VMRO-DPMNE lejoi shkatërimin e Sallës, kurse Shkupi paraqet shembull për premtimet e tyre të parealizuara.
“DPMNE në programin për zgjedhjet lokale premtoi rikonstruimin e Sallës Univerzale, kjo nuk ndodhi. Objekti i kultit dhe simboli i Shkupit u la në harresë, të shkatërohet nga brenda dhe jashtë, madje problematike e bënë rikonstruimin e Sallës nga Ministria e Kulturës” – thonë nga LSDM.
Nga ana tjetër, nga VMRO-DPMNE pyesin nëse firma partiake e afërt me socialdemokratët është shkaku I heshtjes së Kovaçevskit dhe Miniustres së Kulturës.
“Kovaçevski dhe Kostadinovska heshtin për materialet e ndërtimit. A është ndërtuar sipas standardeveu apo është bërë më lirë që të kenë hapësirë për marzha të mëdha në xhepat e dikujt? Pushteti hesht edhe për mbikqyrjen dhe nëse ka miratuar gjithçka që është bërë?” – thonë nga VMRO-DPMNE.
Gjatë së martës, për më pak se një orë u dogj pjesa më e madhe e enterierit të Sallës Univerzale.
Dhjetë vite nuk ishte në funksion. Qyteti I Shkupit hoqi dorë nga rikonstruimi i nisur më 2021. Me vendim të Qeverisë kaloi te Ministria e Kulturës, që pas rikonstruimit t`i kthehet Qytetit të Shkupit.
Më 21 shkurt u paralajmërua rikonstruimi që duhej të përfundonte në vitin 2026.
Salla Univerzale në Shkup u lëshua në npërdorim në vitin 1996, si Qendër për organizimin e manifestimeve. Ishte ndërtuar me donacione nga më shumë se 35 vende të botës, si shenjë solidariteti ndërkombëtar për Shkupin e pas tërmetit të vitit 1963. /tvklan.mk/