Agravon përsëri situata mes Meritonit dhe Eglës

Po vazhdon izolimi në dhomën e bardhë i tre banorëve, Ilnisa, Meriton dhe Egla.

Me shumë situata të papritura, tensione dhe debate pa fund; së fundmi ka agravuar një bashkëbisedim i moderatorit nga Kosova me Eglën, i cili ia parashtroi një pyetje të diskutueshme.

“Ke punuar në ndonjë shtëpi të arteve, ku shkojnë çunat, shohin filma dhe relaksohen?”, ishte pyetja që ia bëri Meritoni gjatë një diskutimi e sipër ku ishte e përfshirë edhe partnerja e tij, Ilnisa.

Nuk la të nënkuptohej se çfarë dëshironte të nënkuptonte ai me këtë pyetje, megjithatë reagimi i Eglës ishte i menjëhershëm dhe i qetë.

“Unë mbaj përgjegjësi për çfarë flas”, ishte përgjigjja që i dha aktorja.

Ndryshe, izolimi i të tre të nominuarve do të vazhdojë deri të shtunën dhe publiku do të vendosë se kë do të mbajë dy prej të nominuarve; njëri do të skualifikohet nga gara.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share