Bashkësia ndërkombëtare me cdo kusht po insiston që Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe aneksit të Ohrit.
E së fundmi BE ka marrë iniciativën që ti vë kusht specifiik Serbisë në kapitullin 35 të negociatave të anëtarësimit me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.
Në rast se ky kushtëzim formalizohet BE-së sipas analisti politik Artan Muhaxheri atëherë do të përfitonte Kosova.
Bashkësia Ndërkombëtare kërkon që të krijohet një etapë e re historike që të ketë mundësi për zhvillim të rajonit.. Kosova e ka interesin më të madh për të arritur një marrëveshje me Serbinë.
Po ashtu ata (Serbia) e kanë edhe një marrëveshje me BE-në në nenin 35 ku i kërkohet specifikisht Serbisë normalizimi i raporteve me Kosovën.
Muhaxhiri konsideron se kjo duhet të përfundonte me normalizim të raporteve ndërmjet dy vendeve do të kishte efekt pozitiv për gjithë Ballkanin Perëndimor.
Marrëveshja e Brukselit e 27 shkurtit dhe aneksi i Ohrit parashohin edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë si dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore.
Nga Prishtina dhe Beogradi poashtu kërkohet të zbatohen, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut./tvklan.mk