Në emisionin Ora e Parë në Klan Maqedoni, Drejtoresha e Galerisë Nacionale të Maqedonisë (GNM) Dita Starova-Qerimi tha se ka donacione nga disa ambasada dhe se me ardhjen e saj në këtë post ka arritur shumë suksese.
”Kemi pasur shumë donacione nga ana e ambasadës së Holandës, ambasada e SHBA-së, nga ana e fondit ambasadorial ku duhej ta renovonim çiftamamin që të ketë dukje siç i ka hije dhe të mundohemi të mbajmë ekspozita. E dini se para se të bëhem drejtoreshë pak ishte si me lujte për artistët pasi nuk donin të ekspozojnë, por tani nuk mundemi ti mbulojmë sepse kërkesat janë të madhe. Sepse un edhe tek jam artiste dua si për veten ta bëj edhe për artistët tjerë” – tha Dita Starova-Qerimi. /tvklan.mk/