Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i ftuar në emisionin Klan Direkt deklaroi se nga të gjithë kandidatët në garën për president të vendit, profesoresha Gordana Siljanovska-Davkova që është kandidatë e tyre, është më e përgaditura dhe më bagazh më të pasur profesional.
“Profesoresha, Gordana Siljanovska-Davkova me portofolin e saj profesional, personalisht krahasuar me të gjithë kandidatët e tjerë që janë pjesë e kësaj gare, është një nga profesoret më të njohur, e cila gjithmonë është vlerësuar nga studentët e e saj në institucion të lartë. Gjithashtu profesoresha Davkova, pjesën më të madhe të jetës së saj e kaloi në institucionet ndërkombëtare. Ajo ka një bagazh të madh dhe është njohëse e mirë në përgjithësi për të drejtën, sundimin e ligjit, por edhe për sistemin politik, sepse si pjesë e institucioneve të Këshillit të Evropës ka marrë pjesë në shumë ngjarje ndërkombëtare si trajnere dhe ligjëruese. Në fushën e sistemit politik në 4 vitet e fundit brenda parlamentit maqedonas me parimet e saj, punën e palodhur, do të thosha se ka dëshmuar se ka qenë një kritikuese e ashpër e padrejtësisë, është shumë e rëndësishme që një politikan, një njeri të jetë kritikues argumentues i padrejtësisë, të luftojë për pozicionin e tij, të luftojë me argumente, ajo e tregoi dhe e vërtetoi 4 vitet e fundit këtë. Profesoresha, Davkova normalisht që do të dali me një program të vetin në pjesën e sektorit të sigurisë në pjesën e politikës së jashtme në kuadër të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së kushtetutës së Maqedonisë”, deklaroi Mickoski. /tvklan.mk