Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një banor i fshatit Bllacë të Shkupit, përcjell TV21. I njëjti dyshohet se po transportonte dru në mënyrë të paligjshme.
“Më 11.03.2024, në ora 14:00 në fshatin Vollkovë të Shkupit, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup kanë privuar nga liria L.S.(48) nga fshati Bllacë, Shkup. Rreth orës 13:20 në fshatin Orman të Shkupit, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet të pasagjerëve tip “Volkswagen Golf”, i cili drejtohej nga L.S., e që ishte i ngarkuar me dru zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe një person tjetër me automjetin e pasagjerëve “Ford Galaxy”, pas çka ka shkarkuar një pjesë të druve nga automjeti “Golf”, i ka marrë çelësat e L.S. dhe është larguar nga vendi. Në përpjekje për ta ndaluar, L.S. ka penguar efektivët e policisë, pas së cilës edhe ai ka tentuar të arratiset me mjetin “Galaxy”, por është privuar nga liria”, thonë nga MPB.