Oscar 2024: “Oppenheimer” rrëmben 7 çmime!

“Oppenheimer” është fituesi i madh i Oscar-it të 96-të, pasi mori shtatë çmime, duke përfshirë çmimet për filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë – që e mori Cillian Murphy.

Filmi, i cili kishte 13 nominime, fitoi gjithashtu aktorin më të mirë dytësor për Robert Downey Jr, si dhe regjisorin më të mirë për Christopher Nolan, plus montazhin e filmit, kinematografinë dhe partiturën origjinale.

Emma Stone u vlerësua si aktorja më e mirë për rolin e saj në “Poor things”, e cila gjithashtu fitoi dizajnin më të mirë të produksionit, make-up dhe kostumografi.

Çmimi për aktoren më të mirë në rol dytësor i shkoi yllit të “The Holdovers”, Da’Vine Joy Randolph.

“Barbie”, filmi me fitimin më të madh të vitit të kaluar ka marrë vetëm një çmim për këngën më të mirë origjinale, të shkruar nga Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas. Dyshja performuan live, ashtu si edhe aktori Ryan Gosling.

Nata e mbrëmshme ishte një një natë historike për disa, pasi Ukraina fiton Oscar-in e parë ndonjëherë me dokumentarin më të mirë “20 Days in Mariupol”, dhe Britania e Madhe fiton filmin më të mirë ndërkombëtar për “The Zone of Interest”.

Lista e plotë e të nominuarve dhe fituesit:

– Aktori më i mirë në rol parësor:

Bradley Cooper (Maestro)

Colman Domingo (Rustin)

Paul Giamatti (The Holdovers)

Cillian Murphy (Oppenheimer) FITUESI

Jeffrey Wright (American Fiction)

– Aktori më i mirë në rol dytësor:

Sterling K. Brown (American Fiction)

Robert De Niro (Killers of the Flower Moon)

Robert Downey Jr. (Oppenheimer) FITUESI

Ryan Gosling (Barbie)

Mark Ruffalo (Poor Things)

– Aktorja më e mirë në rolin kryesor:

Annette Bening (Nyad)

Lily Gladstone (Killers of the Flower Moon)

Sandra Hüller (Anatomy of a Fall)

Carey Mulligan (Maestro)

Emma Stone (Poor Things)- FITUESI

– Aktorja më e mirë në rolin dytësor:

Emily Blunt (Oppenheimer)

Danielle Brooks (The Color Purple)

America Ferrera (Barbie)

Jodie Foster (Nyad)

Da’vine Joy Randolph (The Holdovers) FITUESE

– Kostumografia më e mirë:

Barbie (Jacqueline Durran)

Killers of the Flower Moon (Jacqueline West)

Napoleon (David Crossman & Janty Yates)

Oppenheimer (Ellen Mirojnick)

Poor Things (Holly Waddington) FITUESI

– Filmi më i mirë i shkurtër i animuar:

Letter to a Pig

Ninety-Five Senses

Our Uniform

Pachyderme

War Is Over! Inspired by the Music of John & Yoko FITUESI

– Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër:

The After

Invincible

Knight of Fortune

Red, White and Blue

The Wonderful Story of Henry Sugar FITUESI

– Shkrimi më i mirë (Skenari i përshtatur):

American Fiction (Cord Jefferson) FITUESI

Barbie (Noah Baumbach & Greta Gerwig)

Oppenheimer (Christopher Nolan)

Poor Things (Tony McNamara)

The Zone of Interest (Jonathan Glazer)

– Shkrimi më i mirë (Skenari origjinal)

Anatomy of a Fall (Arthur Harari & Justine Triet) FITUESI

The Holdovers (David Hemingson)

Maestro (Bradley Cooper & Josh Singer)

May December (Samy Burch & Alex Mechanik)

Past Lives (Celine Song)

– Kënga më e mirë origjinale:

“The Fire Inside” (Flamin’ Hot)

“I’m Just Ken” (Barbie)

“It Never Went Away” (American Symphony)

“Wahzhazhe (A Song For My People)” (Killers of the Flower Moon)

“What Was I Made For?” (Barbie) FITUESI

– Filmi më i mirë dokumentar artistik

Bobi Wine: The People’s President

The Eternal Memory

Four Daughters

To Kill a Tiger

20 Days in Mariupol FITUESI

– Filmi më i mirë ndërkombëtar:

Io Capitano (Italy)

Perfect Days (Japan)

Society of the Snow (Spain)

The Teacher’s Lounge (Germany)

The Zone of Interest (United Kingdom) FITUESI

– Regjia më e mirë:

Jonathan Glazer (The Zone of Interest)

Yorgos Lanthimos (Poor Things)

Christopher Nolan (Oppenheimer) FITUESI

Martin Scorsese (Killers of the Flower Moon)

Justine Triet (Anatomy of a Fall).

Lexo gjithashtu
Total
0
Share