Pesë fitore të ekipeve nikoqire, dy barazime dhe një fitore e ekipit mysafirë me gjithësejt 15 gola të shënuar është epilogu i xhiros së 20 në Ligën e dytë të futbollit vendor.
Derbi mes ekipit Besa dhe Detonit Plaçkovica që u zhvillua në stadiumin e Vrapçishtit para mbi një mijë tifozëve të pranishëm, përfundoi me barazim pa gola. Marrë nëpër gjithësi epilogu I ndeshjes është real pasi gjatë 90 minutave dy ekipet qëllim kryesor kishin që të mos pranojnë gol. Si duket dy ekipet kanë mbetur të kënaqur me nja pike të fituar pasi mbajnë pozitat aktuale Besa të parin, ndërsa Detonit të tretin.
Befasia e kampionatit Arsimi i Çegranit sot ka regjistruar fitoren e pestë me radhë sezonale, pas fitore 3-0 kundër Karaormanit. Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Bashkimi në Kumanovë 1-0 kundër Novacit.
Pelisteri në manastir mundi Kozhufin 1-0, Skopje mundi Vardarin gjithashtu 1-0, ndërsa Ohri 5-0 mundi Osogovën, Pobeda dhe Bellasica i ndajtën pikët duke luajtur 0-0. Fitoren e vetme si mysafirë e ka shënuar Kamenica Sasa që e mundi Teteksin në Tetovë 3-1.
Rezultatet: Arsimi – Karaormani 3-0 , Bashkimi – Novaci 1-0, Besa – Detonit Pllaçkovica 0-0, Skopje – Vardari 1-0, Ohri – Osogova 5-0, Pelisteri – Kozhufi 1-0, Pobeda – Bellasica 0-0 dhe Teteksi – Kamenica Sasa 1-3
Tabela: 1.Besa 51 pikë, 2. Pelisteri 45, 3. Detonit Pl 42, 4.Arsimi 38, 5.Ohri 33, 6. Skopje 31, 7.Bashkimi 28, 8.Vardari Neg. 27, 9.Bellasica 25, 10.Kozhufi 24, 11.Novaci 23, 12.Teteksi 20, 13.Pobeda 17, 14.Osogova 16, 15.Karaormani 15, 16. Kamenica Sasa 11 pikë./tvklan.mk