Ledjona bën gati valixhet/ Egla: Nuk dua të dalësh!

Debatet e shumta e me tone të lartë brenda shtëpisë duket se kanë ndikuar emocionalisht Ledjonën e cila herë pas here ka kërkuar që të dalë prej shtëpisë së ‘BBV3’.

Edhe pse shumë herë e ka shprehur se do të largohej, ditën e sotme ajo ka bërë veprimin e papritur duke bërë gati valixhet.

Gjatë një bisede me Erjolën, ku kjo e fundit është përlotur, mundohet ta qetësojë duke i thënë se Ledjona është pretendente për fituese dhe duhet të qëndrojë ende në garë, Ledjona i përgjigjet: ‘Çfarë të bëj? Kemi jetën jashtë, plus që jam shumë e ngarkuar edhe kaq, s’dua të rri më.’

Më pas Ledjona është përballur me Eglën ku kjo nën zë i thotë se nuk do që Ledjona të dali prej shtëpisë: Ke dhe dy muaj kohë, një, dhe e dyta, mund të jetë një lajm mbi 100! Dhe pikërisht për të trazuar këto ujëra unë nuk dua që të dalësh!

Ledjona: Ok e vlerësoj shumë!

Egla: Nuk është për tu vlerësuar, por unë nuk do të dilja kurrë po të isha në këto kushte. Dhe e di për çfarë nuk dua, sepse ti nuk je një gocë që e lë betejën përgjysmë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share