Vriten dy policë dhe një zjarrfikës në SHBA

U qëlluan nga një person që po dhunonte familjen

Një telefonatë për një konflikt në familje në Minesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shndërrua në një përplasje të armatosur me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur.

Viktimat janë 2 oficerë policie të moshës 27-vjeçare dhe një punonjës 40-vjeçar i shërbimit zjarrfikës, të cilët pasi shkuan në vendngjarje ranë pre e të shtënave me armë nga brenda shtëpisë.

Gjithashtu nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur edhe një tjetër oficer policie, i cili u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet policore bënë të ditur se edhe autori i kësaj ngjarje ka vdekur, por pa dhënë detaje sesi u vra.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share