Michel: BE e konsideron regjimin rus përgjegjës për vdekjen e Navalnyt në burg

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka deklaruar se Bashkimi Europian e konsideron regjimin rus përgjegjës të vetëm për vdekjen tragjike të liderit të opozitës, Navalny në burg.

Në një postim në rrjetin social “X”, Charles Michel shkruan se Navalny luftoi për vlerat e lirisë dhe të demokracisë dhe bëri sakrificën e fundit në shërbim të tyre.

Teksa i shpreh ngushëllimet familjes së tij, Michel e mbyll postimin me fjalët “luftëtarët vdesin, por lufta për liri nuk mbaron kurrë”.

“Aleksei Navalny luftoi për vlerat e lirisë dhe demokracisë. Për idealet e tij, ai bëri sakrificën e fundit. BE-ja e konsideron regjimin rus si përgjegjës të vetëm për këtë vdekje tragjike. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij. Dhe atyre që luftojnë për demokraci në mbarë botën në kushtet më të vështira. Luftëtarët vdesin. Por lufta për liri nuk mbaron kurrë”, shkruan Charles Michel.

I konsideruar si kritiku më i madh i Presidentit, Vladimir Putin, Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share