KONSTITUOHET KUVENDI I SERBISË
Seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë, ku u konfirmuan mandatet e deputetëve të përbërjes së re, kaloi me fishkëllima nga opozita. Lista e opozitës Serbia kundër dhunës pretendon se zgjedhjet e dhjetorit ishin të parregullta, gjë që pushteti e refuzon.
Deputetët e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” u betuan në korridorin e Kuvendit serb.
Mesazhi I tyre ishte se do ta vazhdojnë betejën në parlamemt dhe se fitoren e parë e kanë shënuar me përfundimin e shpejtë të seancës konstituive.
Ndryshe, Kuvendi I Serbisë u konstitua pasi komisioni verifikues konfirmoi mandatin e 250 deputetëve. Deputetët e partisë në pushtet u betuan në sallën e Kuvendit.
Fillimisht ata ishin para foltores me pankarta ku shkruhej “I keni vjedhur zgjedhjet” dhe “Hajdutë kthejini mandatet”.
Seanca konstituive e Kuvendit serb u mbajt dy ditë para votimit të caktuar për Rezolutën në Parlamentin evropian për zgjedhjet në Serbi. Opozita serbe kishte kërkuar që kjo seancë të mbahet pas 8 shkurtit kur eurodeputetët do t`I shpallin zgjedhjet e dhjetorit në Serbi.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme, mandatet i fituan 10 lista zgjedhore, pesë prej të cilave janë pakicë.
Lista zgjedhore e Aleksandar Vuçiqit – “Serbia nuk duhet të ndalet”, fitoi 129 nga gjithsej 250 mandate deputetësh. I dyti për nga numri i ulëseve në Kuvend është koalicioni opozitar Serbia kundër dhunës, me 65 mandate. /tvklan.mk/