Në garën prestigjioze të xhudistëve më të mire botë Grand Slamin e Parisit, që do të mbahet nga 2 deri më 4 shkurt, kësaj radhe do të marrin pjesë 661 xhudist (384 meshkuj dhe 277 femra) nga 110 shtete të botës në mesin e të cilëve edhe Kosova që do përfaqësohet me 8 xhudistët më të mire.
Pra në Grand Slam-in e Parisit Kosova do të prezantohet me këto garues: Distria Krasniqi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Loriana Kuka (-78 kg), Akil Gjakova (-73 kg), Dardan Cena (-73 kg) e Shpati Zekaj (-100 kg).
Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Flaka Loxha garojnë të premten, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena të shtunën, kurse Loriana Kuka dhe Shpati Zekaj përballen të dielën.
Garuesit nga Kosova do të jenë nën udhëheqjen e trajnerit e selektorit të ekipit kosovar Driton Kuka dhe trajnerës Majlinda Kelmendi.