Në finale e grand slam Australian Open 2024 do të përballen tenisti Italian Jannik Sinner dhe rusi Daniil Medvedev.
Tenisti rus Daniil Medvedev me përmbysje mundi gjermanin Alexander Zverev 3-2 në sete 5-7, 3-6, 7-6, 7-6 dhe 6-3 në një gjysmëfinale dramatike dhe emocionuese dhe me meritë kualifikohet në finale e madhe ku do të përballet me italianin Jannik Sinner i cili në gjysmëfinalen e parë mundi serbin Novak Djokoviq 3-1
Finalja e meshkujve Jannik Sinner – Daniil Medvedev zhvillohet më 28 janar, në orën 8:30 të mëngjesit me orën e Mbretërisë së Bashkuar.