Tenisti serb Novak Djokoviq sportisti i vitit 2023 në Ballkan. Luiza Gega e 13 me 12 pikë

Në edicionin e 50-të me radhë të sondazhit ballkanik, që tradicionalisht  zhvillohet nga agjencitë kombëtare të lajmeve të Bullgarisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Rumanisë,  Shqipërisë, Kroacisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Turqisë. Këtë vit  ishin të përfshira edhe agjencia italiane e lajmeve ANSA, Agjencia e Lajmeve të Qipros dhe KosovoPress.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve që u zhvillua në Muzeun e Sportit në Stadiumin Kombëtar Vasil Levski në Sofje në bazë të rezultateve nga sondazhi vjetor të publikuara nga Agjencia Bullgare e Lajmeve (BTA), tenisti serb Novak Djokoviq u shpall sportisti më i mirë i vitit në Ballkan, i  cili  gjatë vitit që e lame pas ka  fituar tre tre tituj Grand Slam.

Novak Djokoviq  doli i pari me 103 pikë. I dyti ishte basketbollisti serb Nikolla Jokiq me  72  vota  ndërsa i treti  basketbollisti bullgar Aleksandar Vezenkov me  38  vota

Për serbin Novak Gjokovic  ishte kjo hera e tetë  që shpallet  sportisti më mirë i vitit në Ballkan duke filluar nga  2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2019 dhe 2021 dhe  2023.

 konkurrencë për sportistin më të mirë tëvitit 2023 ishte edhe  atletja  shqiptare Luiza Gega e cila renditet e 13-ta me 12 pikë. Nga  sportistët e  Maqedonisë së Veriut në Top listën e 50 sportistëve më të mirë në Ballkan ishin fituesi i medaljesolimpike Dejan Georgievski i 40-ti, futbollisti Elif Elmaz i 47-ti dhe mundësi Ahmad Magomedov i 50-ti

Renditja e  14  sportistëve  të pare në bazë të sonazhit:

1. Novak Djokovic (Serbi) – tenis 103

2. Nikola Jokic (Serbi) – basketboll 72

3. Aleksandar Vezenkov (Bullgari) – basketboll 38

4. Miltiadis Tentoglou (Greqi) – atletikë 36

5. Ivana Shpanoviq (Serbi) – atletikë 35

6. Francesco Bagnaia (Itali) – motoçiklist 32

7. Melissa Vargas (Turkiye) – volejboll 31

8. Gianmarco Tamberi (Itali) – atletikë 27

9. Boryana Kaleyn (Bullgari) – gjimnastikë ritmike 21

10. Simona Radiș (Rumani) – kanotazh 19

11. Jannick Sinner (Itali) – tenis 18

12. Pietro Sighel (Itali) – udhë e shkurtër 14

Sportistet  shqiptare  në top listën e 50 sportistëve më të mirë  

13. Luiza Gega (Shqipëri) – atletikë 12

19. Laura Fazliu (Kosovë) – xhudo 10

20. Amir Rrahmani (Kosovë) – futboll 10

21. Kristjan Asllani (Shqipëri) – futboll 10

22. Distria Krasniqi (Kosovë) – xhudo 9

27. Nora Gjakova (Kosovë) – xhudo 8

42. Alvin Karaqi (Shqipëri) – karate 4

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share