Krimineli serb Darko Geisler Nedeljkovic (43) u vra në Sao Paulo të Brazilit ku u qëllua nga një sulmues i panjohur para shtëpisë ku jetonte me familjen e tij, përcjell KlanM.
Nedeljkovic dyshohet se ishte anëtar i klanit kriminial Shkaljari dhe u vra të premten mbrëma ndërsa po udhëtonte me biçikletë me gruan dhe fëmijën e tij në brigjet e Sao Paulos.
Në videon e publikuar, shihet sulmuesi duke vrapuar dhe duke gjuajtur tre plumba drejt tij. Në atë moment Nedeljkoviq bie në trotuar, ndërsa edhe fëmija bie nga biçikleta.
Nedeljkovic, siç përcjell KlanM, kishte përdorur identitet të rremë në Brazil, Dejan Kovac. Ai punonte në një punishte zdrukthtari, kanë thënë fqinjët për mediat braziliane.
Gajsler, i lidhur me disa grupe kriminale në Serbi e Bosnje Hercegovinë, nuk ishte dukur që prej vitit 2014, kur në Beograd ishte vrarë Andrija Mrdak. Ai dyhsohet se ka qenë edhevrasës me pagesë për klanin e zemunit. Një pjesë e mediave kishin spekuluar se ai mund të mos ishte gjallë, përcjell KlanM
Pas sulmit të së premtes, mjekët kanë tentuar ta rikthejnë në jetë, por pa sukses./KlanMacedonia
— dsds_567 (@dsds_567) January 10, 2024