Ngjarje e rëndë në Shkup: Pacienti godet me thikë të punësuarin në Spitalin “8 Shtatori”

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një i punësuar në spitalin “8 shtatori”  është goditur me thikë në zonën e brinjëve.

“Sot (07.01.2024) në ora 19:47 nga Qendra e Shëndetit Publik “8 Shtatori” është raportuar se D.T.(36) nga Shkupi, punonjës në spital, është lënduar pasi është prerë me thikë nga M.N. (77) nga Shkupi, pacient në spital. Sipas njoftimit, sulmuesi ishte sjellë më parë në mënyrë agresive ndaj një punonjësi të spitalit në korridor. Në vendngjarje ndodhen efektivë të policisë”, njofton MPB./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share