Mickoski për skandalin në M-NAV: Personat e implikuar të dënohen menjëherë

“NËSE KJO NDODHTE NË PARIS, UASHINGTON TË IMPLIKUARIT DO TË ELIMINOHESHIN”

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hriistijan Micksoki ka komentuar zhvillimet e fundit në M-NAV, duke thënë se, sistemi gjyqësor nuk ka pasur qasjen e duhur ndaj këtij incidente me përmasa shumë serioze, përcjell KlanM. Sipas tij, nëse kjo gjë do të ndodhte në aeroportin në Uashington, Paris apo Berlin, personat e përfshirë ose do të ishin të arrestuar tani, ose do të likuidoheshin.

“Çdo ditë keni nga një skandal të ri, që kulmoi me këtë tërbim të atij grupi banditësh kriminel, i cili hyri në hapësirat e Navigacionit të Maqedonisë. Dhe atë prokurori dhe gjyqësi të imponuar partiake që e kaloi atë sikur të bëhet fjalë për ndonjë që ka huazuar dhjetëra qebapë nga një qebaptore. Është për keqardhje dhe tragjike kjo që po ndodhë. Dhe për këtë na nevojiten ndryshime që të mos na ndodhin banditë të këtillë, përkatësisht nëse ndodhin, menjëherë të sanksionohen dhe dënohen”, tha Hristijan Mickoski./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share