Arrestohet Bekim Neziri i BDI-së

Janë arrestuar Bekim Neziri dhe tre persona tjerë të përfshirë në incidentin e djeshëm në M-NAV, përcjell KlanM.

Sipas raportimeve, ish ministri Neziri, që aktualisht është kryetar dege i BDI-së në Çair, ka lejuar të futen brenda persona nga jashtë M-NAV, të cilët më pas kanë sulmuar fizikisht të punësuarit në orar pune.

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër tetë personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale si bashkëkryerës “rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror”.

“Me veprimet e tyre ata kërcënuan sigurinë e trafikut ajror ndërkombëtar në kohën kur në hapësirën ajrore të vendit po zhvilloheshin 28 fluturime nën kontrollin e M-NAV, ndaj dyshohet se kanë kryer vepër penale të dënueshme me të paktën pesë vjet  burg”, thonë nga Prokuroria.

Për 4 të arrestuarit, siç përcjell KlanM, prokuroria ka kërkuar paraburgim, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe 4 persona tjerë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share