Titulli kampion mund t’i paraprijë falimentimit
Interi ka 800 milionë borxhe, skudeto mund t’i paraprijë falimentimit. Nga njëra anë është një Inter i pari në renditjen e Serie A, ndërsa nga ana tjetër, ka një buxhet si një humnerë e thellë, aq i pabalancuar sa të ngjall frikën për të ardhmen e një prej skuadrave më të rëndësishme të futbollit në Itali.
Edhe pse janë ulur shpenzimet, edhe pse janë ulur pagat e admninistratës, humbjet janë reflektuar në një situatë shumë të rëndë borxhi: 807 milionë. Mediat që bëjnë analizat ekonomike në itali thonë se bilanci i klubit mund të shkojë në një pikë pa kthim. Borxhi ndaj Oaktree ka arritur 350 milionë.
Pronarët kinezë duhet të marrin një rritje të fuqishme kapitali për të ribalancuar një situatë që në afat të gjatë mund të detyrojë shpalljen e falimentimit, pak kohë pas përfundimit të këtij sezonit që duket se Inter do të shpallet sërish kampion.
Steven Zhang synon të rifinancojë kredinë dhe në takimet e fundit me Goldman Sachs, banka e besuar e familjes kineze, thuhet se iu kërkua të ndërtonte arkitekturën financiare të kredisë së re. Një kredi e këtij lloji nuk është e lehtë për t’u strukturuar, por duhen garanci të reja për të mbrojtur një kredi që mund të rritet edhe më shumë bashkë me interesin.
Kohët e fundit ka pasur besim më të madh në rezultatin e suksesshëm të rifinancimit. Në frontin e normave të interesit, shumica e analistëve tregojnë se kulmi është arritur dhe shkurtimet nga bankat qendrore mund të priten në vitin 2024.
Tv Klan