Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se lufta në Gaza ka ardhur me një “çmim shumë të rëndë” për palën e tij.
Ushtria e këtij vendi thotë se 14 ushtarë të tjerë janë vrarë në territorin palestinez që nga e premtja, duke e çuar totalin e sulmeve tokësore në 153, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
E shtuna ishte një nga ditët e saj më vdekjeprurëse – por Netanyahu tha se forcat e tij nuk kishin “zgjidhje tjetër” veçse të vazhdonin të luftonin.
Ndërkohë, ministria e shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, thotë se 166 persona të tjerë u vranë ditën e fundit.