Aksidenti ku u shua familja shqiptare, Orjol Lame do të shkojë në gjyq

Orjol Lame, shoferi përgjegjës për tragjedinë e Gaidas ku humbi jetën partnerja e tij Shane Hyseni, djali 1 vjeç e gjysmë Matias dhe motra e vëllai i Shanes, Resat dhe Rejana, do të dërgohet në gjyq.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, prokuroria e konsideron fajtor për vrasje të shumëfishtë në rrugë. Vendimi u mor pas një vlerësimi shtesë që rrëzoi një ekspertizë fillestare.

I riu shqiptar, që drejtonte një makinë tip Fiat Stilo, do duhet që të përgjigjet tashmë për veprimet e tij në gjykatën në Reggio. Një rol kyç në vazhdimin e çështjes kishte edhe avokati Nicola Termanini, përfaqësues i prindërve Hyseni.

Lame ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa dokumente të rregullta natën e aksidentit. Ai kishte edhe precedentë të mëparshëm penalë (Lexo më shumë).

Pavarësisht kësaj, ai nuk u arrestua dhe mundi që të vinte në Shqipëri si pasojë e disa raporteve që mbështetën paaftësinë e tij. Ekspertiza e mëvonshme ka vërtetuar se Lame është në gjendje që të përgjigjet për veprimet e tij.

Lajmi kënaqi familjen e viktimave, por gjykimi aktual pritet që të marrë ende pak kohë, shkruajnë mediat italiane. Kujtojmë se Lame qëndroi për disa muaj në koma pas atij aksidenti.

Lame ishte shpallur i paaftë për të marrë pjesë në gjyq si “pasojë e dëmtimeve neurologjike post-traumtaike me deficenca të sjelljes për t’u rivlerësuar”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 Tetor të vitit të kaluar. Orjol Lame, gruaja e tij, Shane, djali Mattias dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, Rejana dhe Resati, po ktheheshin nga një darkë në Reggio Emilia. Por makina e tyre u përplas në një shtëpi të pabanuar. Shane, Mattias, Rejana dhe Resati humbën jetën menjëherë si pasojë e përplasjes së fortë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share