Të lënduar në ego nga qëndrimi gjerman kundër vetos së tyre për Shqipërinë, në Athinë kanë nisur të kërkojnë arsyet e këtij pozicionimi pro Tiranës nga ana e kancelarit Scholz.
Në gazetën “Kathirimi” bëhet një analizë përse kreu i qeverisë gjermane po deklarohet kaq hapur kundër Greqisë dhe kushtëzimit që po i bëjnë hapjes së kapitujeve me një çështje krejtësisht bilateriale që nuk ka lidhje me Bashkimin Europian.
Sipas të përditshmes, një nga arsyet kryesore lidhet me faktin se për ngritjen e SPAK-ut ka një kontribut të madh, veç SHBA dhe nga vetë Gjermania.
Duke evidentuar se për SHBA-në dhe Gjermaninë, kjo strukturë është shembulli më i suksesshëm i reformës në Ballkanin Perëndimor me prokurorë të trajnuar në akademinë e FBI-së dhe Zyrën e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, autori i këtij artikulli thekson se “në të vërtetë ndërkombëtarët as nuk e kuptojnë se mund të bëhet një mjet shfrytëzimi politik që nxjerr në pah kryesisht naivitetin perëndimor për situatën në Shqipëri”.
Arsyen e dytë e shohin më pak teknike dhe më shumë politike dhe që lidhet me qëndrimin e ri që Gjermania po mban për zgjerimin, qëndrim që sipas gazetarit nuk është autentik i Gjermanisë, por një reflektim që ekzekutivi gjerman ka bërë mbi këndvështrimin gjeostrategjik të dy ish-shefave të diplomacisë greke, Kocias dhe Dendias.
Të dy, kujton “Kathimirini kur Gjermania, por dhe Franca e Hollanda kërkonin të vendoseshin kushte shtesë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë argumentuar mbi rëndësinë që ka për vete BE të antarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
E pikërisht pas kësaj kthese të marrë, të ndikuar nga qëndrimi proantarësimit i diplomacisë greke, Scholz, tani është nje perkrahes i zgjerimit duke u poziconuar kundër vetos greke e duke mbështetur tezën që vendime të kësaj natyre, siç është hapja e kapitujeve apo dhe antarësimi të merret me shumicë të cilësuar nga Këshilli Europian duke anashkaluar vetot e ndonjë nga vendeve anëtare.
Në shkrim citohet dhe qëndrimi i kryeministrit Rama në konferencën për shtyp ku e cilësoi mik Micotaqisin dhe çështja mes dy shteteve të zgjidhet në mënyrë dypalëshe dhe jo përmes BE-së, që për gazetarin është një qëndrim me tone të ulëta që përdor pala shqiptare, por vetëm në nivelin retorik.
Tv Klan