I akuzuari i parë në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, Bojan Jovanovski – Boki 13, sot është paraqitur në Gjykatën e Apelit në Shkup. Ai është i dënuar me 9 vite burg dhe ankohet se me gjendjen që është nuk mund të qëndroj në burg.
“Me këtë gjendje shëndetësore nuk kam mundur dhe nuk kam mundësi të jem në burgun ku kam vuajtur dënimin me të cilin jam dënuar me aktvendim të plotfuqishëm dhe për këtë jam liruar për mjekim shtëpiak, respektivisht për ndërprerje të vuajtjes së dënimit. Unë mbaj një terapi të tërë me vete për të funksionuar, përveçse kam një regjim serioz higjieno-dietik që kërkon ushqime të veçanta për të funksionuar. Kam probleme të natyrës organike”, tha Jovanovski. /KlanMacedonia/