Universiteti i Tetovës shpërndan bursa për studentët ekselent

STUDENTET: KJO BURSË NA MOTIVON PËR TË VAZHDUAR EDHE MË FUQISHËM

Universiteti i Tetovës ka ndarë 77 bursa për studentët e ciklit të parë të gjeneratës 2023/2024, në suaza edhe të 29 vjetorit të themelimit të tij. Në fjalën e rastit Rektori i Universitetit të Tetovës, Jusuf Zejneli theksoi se në një veprimtari arsimore fjalën kryesore e ka suksesi i studentëve.

“Është knaqësi e veçant për të gjithë ne që jemi bashkë në një veprimtari arsimore ku fjalën kryesore e ka suksesi i studentëve. Forca e tyre buron nga dija ndërkaq dija e tyre e forcon një shoqëri të tërë. Ndarja e bursave për ekselentet pa dyshim ze vendin e merituar dhe si e tillë paraqet një ndër sukseset tona të përbashkëta” – tha Jusuf Zejneli.

Studentet të cilët morën bursa, siç njofton Klan M, thanë se kjo është motivë për të vazhdur edhe më tej në zhvillimin intelektual të tyre.

“Normalisht është një ndjenjë shumë  e mir për arsyeje se motivohemi ende më shumë dhe shohim se Universiteti i vlerson mundimet tona, diturinë tonë dhe akoma më shumë na shtynë që ne të vazhdojmë të mësojm më shumë” – tha një studente.

“Sot ndjehem shumë e lumtur  dhe e falënderoj shumë Universitetin që na vë në dukje punën tonë. Kjo për mua ka qenë shumë motivuese. Unë edhe vitin e kaluar isha studente ekselente dhe ka qenë një  motiv i madh për mua që edhe këtë vitë të jem studente ekselente” – tha një studente.

“Ndjehem shumë e lumtur dhe ka qenë tepër motivuse për shkak që na shtyn të vazhdojmë me të njejtin suksesë edhe në të ardhmën” – tha një studente.

Ky aktivitet u shënua sot si një ndër ngjarjet më të veçanta në veprimtarinë e përgjithëshme të Universitetit të Tetovës. Me rastin e shënimit të 29 vjetorit të themelimit, Universiteti Shtetëror i Tetovës do të zhvillojë edhe një sërë aktivitetesh të tjera. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share