Ulqin: Hapet spektakli “Botërori ulqinak i miqësisë”!

BAJRAKTARI: MANIFESTIMI I CILI LIDH TURIZMIN, KULTURËN DHE SPORTIN

Në organizim të Komunës së Ulqinit, shoqatave turistike dhe të gjithë qytetarëve të këtij qyteti, sot në mënyrë solemne sot u hap Spektakli i dytë sportiv “Botërori ulqinak i miqësisë”  që mbledh yjet më të mëdhenj të skenës sportive dhe të futbollit nga Kroacia, Mali I Zi, Shqipëria, Slloveni, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia .

Qyteti I Ulqinit ka mbledhur shumë yje të dikurshëm dhe aktual të sportit, nga rajoni i Ballkanit. Në mesin e tyre ishte edhe kampioni olimpik në mundje nga viti 1984, Shaban Tërstena.

Hapja solemne u bë në sheshin “Pristan” në Plazhin e Vogël të Ulqinit me një  ceremoni kulturore – sportive,  ku edhe u promovuan legjendat e sportit.

Sporti është rruga e vetme që të bashkojë njerzit e etniteteve të ndryshme dhe të ringjall shpresën se këta popuj mund të bashkëjetojnë në një frymë pozitiv e dhe korrekte – tha kreu i Komunës së Ulqinit.

Është kënaqësi e vecantë që sot për herë të dytë të hapim këtë manifestim në Ulqinin tonë të bukur. Manifestimi i cili lidh turizmin, kulturën dhe sportin pikërisht ato që komuna jonë I ofron si asnjë komunë tjetër. Ky manifestim jam më se I sigurtë se do të jetë tradicional I cili do të zhvillohet edhe vitet e ardhshme. Poashtu jam krenar që në krye të komunës që jam e kemi një ekip që ka punuar 24 orë që ky manifestim të arrijë këtë përmasë dhe të flitet në gjithë rajonin” – tha Omer Bajraktar.

Manisfestimi sportive-kulturor  “Botërori ulqinak i miqësisë” po ndiqet nga një numër I madh I mediave nga rajoni dhe jo vetëm. Në mesin e tyre edhe Televizioni Klan Maqedoni. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share